Policia e Kosovës siguron KQZ-në

Pjesëtarë të policisë së Kosovës anë thirrur për të krijuar siguri në institucionin e KQZ’së.

Lajme

22/01/2021 15:58

Anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu theksoi një gjë e tillë nuk është para deri më sot.

Në fotografi të dërguara në redaksinë e lajmi.net shihen pjesëtarë të policisë së Kosovës që duket se janë thirrur për të krijuar siguri në institucionin e KQZ’së, pa asnjë sqarim.

Aty po mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset pro ose kundër certifikimit të kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/