Policia e Kosovës, njësia e Krimeve Ekonomike me aksion në Pejë dhe Gjakovë- Arrestohen tre të dyshuar për ryshfet

Policia e Kosovës- Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Gjakovë ka reazliaur një aksion të gjerë, pas informacioneve se tre persona të dyshimtë në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet. Ky ryshfet thuhet të jetë kërkuar dhe pranuar nga pronarë të ndryshëm…

Lajme

20/01/2025 10:14

Policia e Kosovës- Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Gjakovë ka reazliaur një aksion të gjerë, pas informacioneve se tre persona të dyshimtë në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet.

Ky ryshfet thuhet të jetë kërkuar dhe pranuar nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet sek anë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se sot, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:

– para të gatshme 11600 Euro,

– katër (4) telefona mobil

– një ( 1 ) IPOD

– një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë

– një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë
“Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”./Lajmi.net/