Policia e Kosovës në Prizren apelon për kujdes nga zjarret

Policia e Kosovës në Prizren para pak minutash ka bërë  thirrje për kujdes nga zjarret. Në  një  postim të  fundit të  policisë  në  llogarinë  zyrtare në  Facebook, kanë  njoftuar se Zyrtarët Policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë mbajtur  takim me Koordinatorin e Agjencisë për Menagjimin e Emergjencave z. Osman Qereti si dhe…

Lajme

01/08/2024 16:37

Policia e Kosovës në Prizren para pak minutash ka bërë  thirrje për kujdes nga zjarret.

Në  një  postim të  fundit të  policisë  në  llogarinë  zyrtare në  Facebook, kanë  njoftuar se Zyrtarët Policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë mbajtur  takim me Koordinatorin e Agjencisë për Menagjimin e Emergjencave z. Osman Qereti si dhe Komandantin e Batalionit të Zjarrfikësve të Prizrenit z. Fejzullah Berisha në kuadër të partneritetin institucional për siguri dhe organizim sa më profesional në incidentet e zjarreve, transmeton lajmi.net.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë apel që të raportojnë çdo zjarr në: Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit  192 dhe Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194./Lajmi.net