Policia e Kosovës mohon arrestimin e Agim Ademit

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar arrestimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Por përmes këtij shkrimi ata njoftojnë se kanë marrë në intervistë në stacionin policor një zyrtar të FFK-së, shkruan Lajmi.net Sot në mediat vendore u raportua se kreu i FFK-së ka qëndruar rreth…

Sport

21/03/2023 18:48

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar arrestimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Por përmes këtij shkrimi ata njoftojnë se kanë marrë në intervistë në stacionin policor një zyrtar të FFK-së, shkruan Lajmi.net

Sot në mediat vendore u raportua se kreu i FFK-së ka qëndruar rreth katër orë në stacionin policor, por gjithçka mohoet përmes këtij njoftimi.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.“, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të Policisë së Kosovës