Policia e Kosovës konfiskon në Bërnjak rreth 23 mijë euro të padeklaruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, kanë gjetur në një qese 22 mijë e 700 euro, mjete monetare financiare të padeklaruara. Sipas njoftimit të Policisë, këto para u gjetën gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me…

Lajme

06/12/2024 11:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, kanë gjetur në një qese 22 mijë e 700 euro, mjete monetare financiare të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Policisë, këto para u gjetën gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar dhe ishin në bankënota prej 100 dhe 200 euro, shkruan lajmi.net.

“Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë i Policisë në Facebook: