Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar në Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po vazhdon të ndërmarrë veprimet operativo-hetimore për të garantuar zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të dyshuarve. Policia kërkon…

Lajme

02/12/2025 10:49

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po vazhdon të ndërmarrë veprimet operativo-hetimore për të garantuar zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia kërkon që çdo qytetar që disponon informacione për identitetin ose vendndodhjen e personave të fotografuar të kontaktojë stacionin më të afërt policor, të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, të dërgojë email në [email protected], ose të telefonojë numrat kujdestarë: 192 dhe 038 508 07001.