Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar sot fotografitë e një personi të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij. Sipas Policisë së Kosovës, personi që shfaqet në fotografi dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar sot fotografitë e një personi të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, personi që shfaqet në fotografi dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton lajmi.net.
Hetuesit po kërkojnë çdo informatë që mund të ndihmojë në zbulimin e identitetit dhe vendndodhjes së tij.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që posedojnë ndonjë informatë relevante të kontaktojnë policinë në numrin 192, ose të shkruajnë në adresën zyrtare të emailit: [email protected]./lajmi.net/