Policia e Kosovës jep detajet fillestare për kërcënimin me bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për detajet fillestare në lidhje me kërcënimin me bombë sot në Prishtinë.

Lajme

24/05/2019 11:44

Policia e Kosovës ka dhënë detajet fillestare në lidhje me kërcënimin me mjet shpërthyes në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy  objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin. Për detaje te tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e kërcënimit, policia është duke kontrolluar zonën me qenë dhe ka bllokuar trafikun në rrugën “Luan Haradinaj”. /Lajmi.net/