Policia e Kosovës e ekstradon në Maqedoni të Veriut personin që po kërkohej nga Interpoli
Policia e Kosovës ka realizuar më 20 shkurt 2026 ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, i identifikuar me inicialet O.B., drejt vendit të tij, pas kërkesës ndërkombëtare për arrestim. Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të policisë dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar më 20 shkurt 2026 ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, i identifikuar me inicialet O.B., drejt vendit të tij, pas kërkesës ndërkombëtare për arrestim.
Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të policisë dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej nga INTERPOL, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonia e Veriut, transmeton lajmi.net.
Ai dyshohet për veprat penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike” dhe, sipas autoriteteve maqedonase, i ishte shmangur drejtësisë.
Policia thekson se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./lajmi.net/