Policia e Kosovës arreston serbin që u ofroi ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin e Serbisë, Milosh Milivojeviq, pasi që ai ka tentuar t’i jap zyrtarëve policor 20 euro, në mënyrë që këta të fundit mos t’i shkruajnë kundërvajtjen.

Lajme

06/03/2015 13:33

Sipas Policisë, datë 5 Mars rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk – Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal-Pejë, ka ndaluar të dyshuarin Milosh Milivojeviq lindur vitin 1960 shtetas i Serbisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë .

“Të njëjtit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë oficerët policor i kanë kërkuar dokumentacioni përkatës sipas detyrës . Lidhur me këtë zyrtarëve policor, në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari iu ofron një bankënotë prej 20 euro që mos t’i shkruajnë kundërvajtjen. Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm, i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar. Është bërë intervistimi i tij në NJHKEK- DRP Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti është liruar në mënyrë që të nesërmen të paraqitet pran Gjykatës Themelore në Pejë, që të vazhdohet me proceduar të mëtejme ligjore./Kosovapress/