Policia e Kosovës, apel qytetarëve: Respektoni rregullat e trafikut rrugor, mos u bëni pjesë e statistikave

Rasti i fundit i një aksidenti fatal në Prishtinë, ka qenë tronditës për të gjithë. Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Kosovës del me një apel drejtuar qytetarëve lidhur me respektimin e rregullave të trafikut rrugor, shkruan lajmi.net. “Respektoni rregullat e trafikut rrugor për të shmangur aksidentet fatale, mos u bëni pjesë e statistikave”, kështu filloi…

Lajme

26/02/2024 17:17

Rasti i fundit i një aksidenti fatal në Prishtinë, ka qenë tronditës për të gjithë.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Kosovës del me një apel drejtuar qytetarëve lidhur me respektimin e rregullave të trafikut rrugor, shkruan lajmi.net.

“Respektoni rregullat e trafikut rrugor për të shmangur aksidentet fatale, mos u bëni pjesë e statistikave”, kështu filloi komunikata e policisë.

Më tutje ata treguan se gjatë 24 orëve të kaluara, janë evidentuar 34 aksidente në trafikun rrugor, ku sot në Prishtinë, një person ka humbur jetën.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale”, është thënë në komunikatën e tyre. /Lajmi.net/