Policia do të vozis dy vetura të sekuestuara

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK), në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që lidhen edhe me implementimin e këtyre detyrimeve, sot për herë të parë, jep në shfrytëzim dy vetura të cilat do të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës, me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj.

Lajme

03/06/2015 16:17

Të gjitha vendimet dhe veprimet e ndërmarra në këtë proces janë kompatibile me ligjet në fuqi dhe duke u bazuar në aktgjykimet e rasteve të gjykatave kompetente që kanë të bëjnë edhe me konfiskimet dhe sekuestrimet.

AAPSK duke bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritetet tjera relevante në mënyrë konsistente do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të tilla mbështetëse në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të këtij Agjencioni dhe bashkëpunimit edhe me agjencitë/institucionet tjera në funksion të parandalimit dhe luftimit të krimit.