Policia dhe Prokuroria bisedojnë për ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit
Sot në ora 10:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina, dhe stafi i tij, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të kryesuar nga Kryeprokurori, Imer Beka.

Lajme
Drejtori i Rajonal i Policisë së Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina, gjatë fjalimit të tij, u fokusua në fushat që kryesisht lidhen me punët e përbashkëta, duke i dhënë një theks të veçantë dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend.
Nga ana tjetër, Beka, duke vlerësuar lartë koordinimin, që kanë zyrtarët e këtyre dy institucioneve, forcimin e bashkëpunimit e cilësoi si lehtësim në aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen.
Gjatë takimit, palët pjesëmarrëse diskutuan për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe avancimit të bashkëpunimit . Palët gjithashtu u pajtuan se me gjithë se rolet e ndara në luftën kundrejt krimit dhe dukurive të tjera antisociale, qëllimin e kanë të përbashkët, ndërmarrjen e masave të cilat do t’i kontribuonin ngritjes së efikasitetit në kuadër të kësaj lufte në të gjitha fazat dhe format e saj.
Së fundmi palët e të dyja institucioneve, shprehën admirimin e tyre për bashkëpunimin e gjertanishëm, duke u inkurajuar për ruajtjen dhe ngritjen e këtij bashkëpunimi, njëherësh u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë të jenë të rregullta në intervale mujore. /Lajmi.net/