Policia dërgon në mbajtje dy shtetas iranian që tentuan të udhëtojnë nga ANP “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Iranit, pasi kanë tentuar të udhëtojnë në Aeroportin “Adem Jashari” me pamorta të falsifikuara.

Lajme

10/02/2018 09:28

Në ANP “Adem Jashari”, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Iranit, pasi ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit të Izraelit. Policia thotë se me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, po në ANP “Adem Jashari” gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Iranit, pasi ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë të shtetit të Çekisë.

Me vendimin e prokuronit edhe ky dërgohet në mbajtje. Të dy rastet janë proceduar për “falsifikim të dokumentit”. /Lajmi.net/