Policia demanton lajmin se janë gjetur dy trupa të pajetë në Pejë

Policia e rajonit të Pejës bën të ditur se lajmi që është publikuar nga disa portale, ku thuhet se janë gjetur dy trupa të pajetë në viset malore të Pejës nuk është i vërtet. Sipas tyre ky është një rast i mëhershëm për të cilin edhe po bëhen procedura gjyqësore.

Lajme

24/10/2015 12:41

Këtë e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se nuk ka ndodhur një rast i tillë.

“Është informacion i rrejshëm dhe dezinformues për opinionin. Nuk ka konfirmim nga ana e policisë, nuk kemi rast të tillë. Ne bëjmë raportin 24 orësh dhe nuk kemi pasur një rast të tillë, gjatë këtij viti.

Ky është rast i mëhershëm, njerëzit janë në procedura gjyqësore kaherë për këtë rast, nuk ka të bëjë me trupa të pajete”, tha Ibraj./lajmi.net.