Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut. PK ka njoftuar se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”. Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet…

Lajme
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut. PK ka njoftuar se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,”Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.
Njoftimi:
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut
Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër me datë 02.08.2025, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës ,,Lah Nimani”.
Poashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.
Policia apelon që ti largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.
Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative.
Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.