Policia bën arrestimin e parë, zbulohet me çka u aktivizua bomba në autobusin e Dortmundit!

14:52 | 12 Prill 2017

Policia gjermane ka bërë arrestimin e parë pas sulmit ndaj autobusit të Borussia Dortmundit.

Një person me prejardhje myslimane është arrestuar nga policia gjermane si i dyshuar për sulmin ndaj autobusit të Borussia Dortmundit.

Hetuesit kanë bastisur dy apartamente dhe ka arrestuar një person si të dyshuar për sulmin me bombë që ndodhi të martën mbrëma.

Prokurori i rastit ka njoftuar se një rrip metalik ishte përdorur për aktivizimin e eksplozivit nga i cili u lëndua mbrojtësi Marc Bartra.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy