Policia asgjëson 143 rrënjë kanabis në Lezhë, arratiset “roja”

Policia e Lezhës ka asgjësuar 145 rrënjë bime kanabis, të cilat ishin mbjellë në 3 parcela.

Lajme

18/09/2015 23:33

Zbulimi i drogës u bë në Malësinë e Madhe në Kashnjet. Sipas bluve, në momentin e ndërhyrjes u konstatua se një person duke përfituar nga terreni i vështirë ka arritur të largohet.

Në vendngjarje u sekuestruan 2 armë automatike, 3 karikatorë me 90 fishekë, një aparat celular si dhe materiale të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike’ dhe “Armbajtjes pa leje”.