Policia arreston tre personat që ishte në kërkim të tyre

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona që ishte në kërkim të tyre.

Lajme

16/04/2019 10:02

Në lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestoj tre persona që ishte në kërkim të tyre, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë, një person në ora 10:40 gjatë ditës së djeshme është arrestuar në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

I njëjti person është dërguar në vuajtje dënimi në burgun Dubravës.

Një arrestim tjetër i personit të kërkuar është bërë në pikën kufitare në Vërmicë në ora 19:00, shkruan më tutje lajmi.net.

Edhe ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun Dubravës.

Ndërkaq, arrestimi i personit të tretë është bërë në Mitrovicë.

Sipas Policisë, në ora 09:45 në rrugën e “Zveçanit”, në qytetin e Mitrovicës, me urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në gjykatë. /Lajmi.net/