Policia arreston burrin që rrahu të moshuarin në Prishtinë

Policia ka arrestuar A.M., 34-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të moshuari në mesditën e së premtes tek Rruga C në Prishtinë.

Lajme

21/01/2022 21:44

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Policia nëpërmjet një komunikate, duke thënë se i lënduari është duke marrë tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar:

A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

@lajminet_Burri rrahë të moshuarin në Prishtinë♬ original sound lajminet_