Policia arreston personin që iu gjet marihuanë në veturë e armë në shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit i janë gjetur armë, marihuanë e para të gatshme.

Lajme

04/02/2019 10:57

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka arrestuar një person pasi që pas kontrollit të veturës të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 24.2 gramë, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, pas hetimeve të zhvilluara dhe me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, një pistoletë, 18 fishekë, 11 mbajtëse të fishekëve të automatikut si dhe 10 mijë euro para të gatshme.

I dyshuari pas intervistimit, me vendimi të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/