Policia arreston një serb që deklaroi rrejshëm vjedhjen e 2 mijë e 500 eurove

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi që i njëjti dyshohet se kishte lajmëruar rrejshëm vjedhjen e 2 mijë e 500 eurosh nga një qytetar tjetër serb në Zubin Potok.

Lajme

23/06/2015 00:01

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, i dyshuari deklarimin e rrejshëm e kishte bërë më 20 qershor të këtij viti, raporton lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb nga Serbia, pasi i njëjti ka shkuar në stacionin policor në veri dhe ka lajmëruar rastin se një mashkull komuniteti serb nga Zubin Potok me datën 20.06.2015 e kishte mashtruar duke i marrë para të gatshme rreth 2500 € kinse për t’ia shitur një automjet dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes së bashku me paratë dhe automjetin”, thuhet në raportin e policisë, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit nga policia pas hetimeve të bërë është vërtetuar se rasti është lajmëruar rrejshëm dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.