Policia arreston dy të dyshuar për trafikimin e tri femrave në Dragash

Policia e Kosovës, sot pas mesnatës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikimin e tri femrave.

Lajme

18/02/2019 14:38

Policia e Kosovës sot në ora 01:30, kanë arrestuar dy persona në Dragash, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Siç bëhet e ditur, gjatë kontrollit Policia në Dragash ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz të dyshuarit janë arrestuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent  janë  ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarr veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara  për raste të tilla. /Lajmi.net/