Policia arreston dy berberë se nuk paguanin tatimet
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit ka çuar në pranga dy berberë. Berberi T.H ushtronte veprimtari të palicensuar. Po ashtu edhe I.Lluka. Për këtë arsye ata u arrestuan në flagrancë.
Lajme
10/09/2015 13:35
Siç shihet, aksioni po jep pak nga pak rezultate në luftën kundër informalitetit. Burime nga drejtoria e tatimeve thanë për lapsi.al se kontrolli do të shtrihet edhe tek floktoret dhe se do të arrestohen edhe parukieret që ushtrojnë aktivitet të palicensuar