Policia arreston disa tifozë “Plisat”
Policia e Kosovës para pak çastesh ka zhvilluar një aksion te fan klubi i tifozëve prishtinas “Plisat”, në rrugën “Hajdar Dushi” në kryeqytet.

Lajme
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit lajmi.net, se gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici disa të rinj.
Gjatë këtij aksioni të policisë, dëshmitarët kanë thënë se disa tifozë i kanë rezistuar aksionit të policisë.
Ende nuk dihet arsyeja e këtyre arrestimeve. (lajmi.net)