Policia arreston aktivisten e VV-së, Sanela Gerdiq për propagandë në Mitrovicën e veriut

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor komisioneren e Vetëvendosjes Sanela Gerdiq e cila në ditën e votimeve ka vërë propagandë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Erden Atiq nga komuniteti boshnjak.

Lajme

29/11/2020 15:10

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga aktivistja e VV, ajo ka mbuluar emrat e kandidatëve tjerë në garën për kryetar komune që po mbahen sot, duke sugjeruar për votim kandidatin e VV.

Ndryshe, i vetmi kandidat shqiptar për kryetar komune në Mitrovicën e veriut është Floren Azemi nga PDK./Lajmi.net/