Policia arrestoi tre shtetas të Shqipërisë, dy nga ta e rrëmbyen njërin në Prishtinë

Në rruga “Tringë Smajli” është raportuar për rrëmbim të viktimës mashkull K/Shqiptar nga persona të dyshuar me një veturë. Gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën.

Lajme

04/07/2018 14:44

Të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5000  euro.

Policia e ka intervistuar edhe viktimën e rastit të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’. Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit për veprat e lartcekura dërgohen në mbajtje. /Lajmi.net/