Policia arrestoi dy të rinj që u rrahën ne mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri nga ta me nënshtetësi të Zvicrës pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.

Lajme

04/08/2015 09:54

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Veleknicë të Gjilanit më datë 1 të këtij muaji ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar të hënën.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, njëri shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Zvicrës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim sipas të cilit vepra është cilësuar si sulm.