Policia angazhon edhe qentë për kërkimin e personit që grabiti para në një pompë të Mitrovicës

Një person i maskuar dhe i armatosur, sot ka grabitur një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

Lajme

07/12/2021 22:48

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se raportimi në polici është bërë nga tre ankues, të cilët janë edhe punonjës së pompës në fjalë.

I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Policia ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e tij.

Zahiti tha se deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/