Policia amerikane arreston kosovarin, i dërgoi foto me armë një gruaje

Policia ka arrestuar një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Connecticut të SHBA-ve, pasi ai i kishte dërguar dy fotografi një gruaje të panjohur. Në njërën foto kosovari shfaqte vetën të armatosur, ndërsa në tjetrën një pushkë gjuetie. 

Lajme

10/02/2015 15:16

“New England Cable News”, shkruan se gruaja e raportoi rastin në polici ku tha se kishte marrë foto kërcënuese përmes telefonit nga një person i panjohur për të, transmeton lajmi.net. 

Policia arriti të identifikoj personin, si Nickson Nikollaj, i cili u arrestua nën akuzën për kërcënim dhe ngacmim.

Nikollaj i tha policisë se fotografitë i kishte realizuar, në kohën kur ishte për pushime në Kosovë.

Ai gjithashtu tha se synonte që fotot të ja dërgoj një miku të tij, por gabimisht ato ja nisi gruas në fjalë. (lajmi.net)