Policia aksion tek një lokal në Gjilan, gjenden pjesë për automjete që ishin kontrabanduar nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kundërvajtjes doganore. Policia njoftoi se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren , ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara dje është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan. Gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve),…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kundërvajtjes doganore.
Policia njoftoi se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren , ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara dje është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.
Gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.
Lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar deh dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme./Lajmi.net/