Polici sulmohet fizikisht në stacionin policor nga i arrestuari
Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht brenda stacionit të Policisë në Deçan, nga personi i arrestuar.

Lajme
I arrestuari paraprakisht kishte penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës në rrugën Sadri Demukaj, Deçan.
Sipas policisë, i dyshuari më pas në stacion ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. (lajmi.net)