Polici shqiptar vdes nga koronavirusi

Përgjegjësi i qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës Safet Morina humbi betejën me COVID-19.

Lajme

12/08/2020 11:48

Ai ndodhej i intubuar në Tiranë.

Dita e djeshme shënoi numrin më të madh të rasteve pozitive, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 140 të infektuar. Ndërkohë humbën jetën 5 pacientë.

Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalin infektiv dhe tek COVID 2, ku aktualisht po trajtohen 124 pacientë, dhe 18 prej tyre ndodhen në terapi instensive.