Polici plagosi tre persona në Prelez të Ferizajt

Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Prelez të Ferizajt, ka ndodhur një përleshje me armë mes një polici dhe 3 personave tjerë.

Lajme

04/08/2015 11:17

Ngjarja ka ndodhur në një kafiteri të këtij fshati, ku gjatë kësaj përleshje, polici nga Lypjani, ka shtënë me armë ndaj këtyre tre personave, duke i plagosur rëndë.

Ngjarjen e konfirmoi për lajmi.net Basri Shabani, zëvendës Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Ai bëri të ditur se ky polic, gjatë kësaj përleshje, ishte jashtë detyrës zyrtare, që lënë të kuptohet se konflikti kishte karakter personal.

“Janë tre persona të plagosur, incidenti ka ndodhur në fshatin Prelez para një kafiterie, me rastin është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës”.

“Polici gjatë këtij konflikti, nuk ishte në detyrë zyrtare”, ka thënë Shabani për lajmi.net.