Polici më i gjatë në botë (Foto)
Jeton në Indi, është një polic trafiku dhe është 2,13 metra i gjatë.
Bota
38-vjeçari Rajesh Kumar është një figurë shumë e njohur në mesin e banorëve të Ambala. Polici i tmerrshëm në dukje, arrin të kontrollojë trafikun me lehtësi. Ai është njeriu i tretë më i gjatë i Indisë.
Rajesh Kumar ka një oreks të etur. Ai ka nevojë për ushqim, pas çdo dy orësh. Peshon 155 kilogram dhe konsumon 40 vezë, 3 kg mish pule, 5 litra qumësht dhe 4 kg fruta çdo ditë. Ai i merr të ardhurat për jetesë nga paga e tij dhe nga bujqësia.
Polici i përket një familje prej tetë vëllezërish dhe motrash, ndër të cilët ai është më i gjati. Në qytetin Gurgaon, ku drejton trafikun në cilësinë e policit rrugor, është bërë tashmë i famshëm dhe njerëzit e ndalojnë në rrugë për t’i kërkuar autograf.
Por jo gjithmonë kjo gjatësi i ka shërbyer, pasi për të gjetur këpucë për numrin e tij të këmbës, duhet të lodhet jo pak, pasi shifra është shumë e madhe, 50.