Polici kosovar i artë në Spanjë, ngrit në këmbë gjithë ‘sallën’

11:39 | 26 Korrik 2019

Pjesëtari kampion i Policisë së Kosovës, Anton Cena, ka arritur të fitojë medaljen e artë në xhudo për veteranë në Spanjë.

Në një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Cena ka bërë që tifozët të ngritën në këmbë për luftën madhështore të rij, ku ka fituar medaljen e artë.

Cena, një garues i jashtëzakonshëm, ka arritur që në mënyrë spektakolare të hedh në tokë kundërshtarin, për një tjetër sukses të Kosovës.


Përndryshe, Anton Cena, ka shumë medalje të fituara në xhudo, duke ngritur lartë flamurin e Kosovës në shumë vende të botës./Lajmi.net/