Polici i Kosovës i aksidentuar mbrëmë, ka vdekur
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Nebih Ramadani, i cili dje kishte pësuar një aksident, gjatë natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë gjysmë ore pas intervenimit me operacion në Kujdesin Intensiv në QKUK.

Lajme
Vdekjen e Ramadanit, për lajmi.net e ka konfirmuar majori Basri Shabani, nga stacionin policor në Ferizaj.
Shabani ka thënë se Ramadani nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra dhe në orët e para të së martës, diku rreth orës 1:30 kanë marrë informata për vdekjen e tij.
Ky pjesëtar i policisë është goditur nga një veturë, teksa ishte duke ecur në rrugën që dërgon drejtë Kaçanikut.