Polica e Serbisë ndalon 18 kosovarë që tentonin të dilnin në Hungari

14:37 | 30 Janar 2015

Foto Ilustrim

Policia kufitare e Serbisë ka ndaluar 18 kosovarë të cilët tentonin ilegalisht ta kalonin kufirin nga Subotica në Hungari.

Një grup i shtetasve të Kosovës prej 18 personave të cilët po tentonin në mënyrë ilegale të kalonin në Hungari, janë kapur nga Policia Kufitare e Serbisë, në Suboticë.

Polica po ashtu ka arrestuar edhe katër persona nga Subotica dhe Prizreni për kontrabandë me qenie njerëzore, raportojnë mediet serbe.

Ndërkaq, sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore në Suboticë, policia kufitare i kanë zbuluar të fshehur në tri vetura afër kufirit.

Në njërën veturën që shërbente si taksi të cilën e drejtonte M.S nga Subotica, ishin fshehur nëntë persona nga Kosova.

Në veturën tjetër që drejtonte i dyshuari T.V po ashtu nga Subotica janë gjetur katër emigrant nga Kosova ndërsa në atë që e drejtonte B.M nga Subotica janë gjetur pesë emigrant ilegalë po ashtu nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Bashkë me katër të dyshuarit nga Subotica, siç thuhet nga prokuroria, në organizim të kontrabandimit me njerëz ka marrë pjesë edhe D.I nga Prizreni.

Kundër të dyshuarve Prokuroria Themelore në Suboticë ka ngritur kallëzim penal për kalim ilegal të kufirit dhe trafikimi me njerëz ndërkohë që dy të dyshuar janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.