Poli i Veriut në Amerikë merr 23 jetë

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të të ftohtit. Sipas agjencisë së lajmeve “CNN”, shumica e viktimave janë nga shteti i Tenesit. Shkaqet kryesore të vdekjeve janë hipotermia dhe aksidentet automobilistike.

Bota

22/02/2015 09:28

Moti i ftohtë ka lënë mjaft familje pa energji elektrike, kurse i ftohti, sjiu deh bora parahikohet të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera.

Bregu lindor i SHBA-ve do të përfshihet nga temperaturat që parashikohet të shkojnë deri në minus 40 gradë Celsius, në disa zona malore, ndërsa në kryeqytetin Washington temperatura zbriti deri në minus 15 gradë, duke thyer rekordin e vitit 1950.

Ngrica ka përfshirë edhe Ujëvarën e njohur në lumin Niagara dhe lumin Hadson në New York, ndërsa në shumë qytete shkollat janë mbyllur.

Ujëvara e Niagarës e mbërthyer nga akulli