‘Pole Position’ historik për Nakagami në Moto GP
Takaaki Nakagami ka regjistruar një ‘Pole Position’ historik sot në Moto GP.

Sport
Në kualifikueset e Grand Prix të Alcaniz, japonezi Nakagami është treguar më i shpejti, shkruan lajmi.net.
Ky ‘Pole Position’ është historik për japonezin, pasi është i pari në karrierën e tij.
Pas Nakagami u rendit piloti i Yamaha, Franco Morbidelli, kurse në pozitën e tretë përfundoi Alex Rins.
Fabio Quartararo befasoi në këto kualifikuese, duke përfunduar vetëm në pozitën e gjashtë.
Spanjolli Maverick Vinales do të niset në garën e nesërme nga pozita e katërt. /Lajmi.net/