“Pokemon Go”, ky amerikan bëhet i pari që përfundon lojën, ja sa km eci

Ka ecur më këmbë për 200 km dhe ka humbur më shumë se 10 kile, por ka kapur 142 pokemonë. Të gjithë sa ishin të mundshëm, duke patur parasysh se nga 150 ekzistuesit, i mungojnë vetëm 5 të veçantë dhe 3 të disponueshëm në disa rajone të Shteteve të Bashkuara. Nik Xhonson, 28 vjeç nga Bruklin, ka publikuar të enjten e shkuar lajmin: “I kapa të gjithë”.

Fun

31/07/2016 18:14

Edhe kompania e specializuar në teknologjitë e lëvizshme, ku punon Xhonson, e konfirmoi lajmin: “Ndër 21 milionë përdoruesit aktivë, shefi ynë i platformës të lëvizshme, Nik Xhonson, është i pari lojtar që ka kapur 142 pokemonë në Shtetet e Bashkuara”.

Nik u ka treguar mediave amerikane se ka ecur për dhjetra kilometra në ditë dhe ka shpenzuar disa qindra dollarë për të realizuar disa spostime të nevojshme për të ndjekur pokemonët. “Kam humbur 10 kg dhe kam kaluar shumë netë pa gjumë në kërkim të pokemonë-ve”, ka thënë ai.

Çdo ditë, për më tepër se dy javë, ai ka lënë punën në orën 18:00 dhe është vënë në kërkim të pokemonë-ve. Për më tepër, ai ka shpjeguar se ka thirrur edhe një taksist kur i është dashur të kapë një nga pokemonë-t e veçantë.

“Pokemon GO” është një lojë falas për t’u luajtur, duke përdorur GPS-in dhe aksesin në kamerën e pajisjes ku është instaluar. Lojtarët kapin, luftojnë dhe stërvitin krijesat virtuale, që shfaqen në ekranin e celularit ku është instaluar loja, njësoj sikur të ekzistonin në jetën e vërtetë.

Nik Xhonson