Poirier tregon se si do ta mposhtë McGregorin

Nesër do të ndeshen Dustin Portier dhe Connor McGregor në kuadër të UFC 257 në kategorinë Lightweight.

Sport

23/01/2021 17:16

Poirier kishte humbur më parë ndaj McGregor, përkatësisht në vitin 2014 në rundin e parë, por ai u shpreh se ishte luftëtar i ri atëbotë dhe tani gjërat kanë ndryshuar, transmeton lajmi.net.

“Strategjia është ta lëndojmë dhe ta fusim në një situatë të pakëndshme për të, në çfarëdo mënyre që është e mundur”, tha ai.

“Ta bëjmë të pakëndshme këtë luftë për të dhe ta kthejmë në një  betejë për rezistencë”, shtoi ai.

“Jam rritur shumë. Ne të dy jemi rritur, kjo është një luftë e ndryshme nga ajo e para. Mendoj që maturia ime do të sjellë një faktor të ndryshëm këtë ndeshje”, tha Poirier.

“Isha i ri atë kohë, i dëgjoja kritikat dhe opinionet më shumë se tani. Tani nuk me intereson çfarë njerëzit thonë”, përfundoi Dustin Poirier./Lajmi.net/