Pogbas iu ofrohet kontratë trivjeçare nga Juventusi
Paul Pogba ka pranuar një ofertë interesante nga ish-skuadra e tij, Juventus.
Sport
Francezi do të largohet nga Mancheste United në fund të këtij sezoni pasi i skadon kontrata me “Djajtë e Kuqë”.
“Zonja e Vjetër” i ka ofruar futbollistit një kontratë trivjeçare me vlerë prej 7.5 milionë euro në sezon, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse mesfushori do të tundohet nga kjo ofertë, për t’u kthyer në “Allianz Stadium”. /Lajmi.net/