Pogba zgjedh mes Juves dhe Realit

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, i ka dhënë përparësi transferimit te Juventus këtë verë.

Sport

19/06/2019 09:12

Sipas Gianluca Di Marzio, ka ‘kontakt të vazhdueshëm dhe dëshirë për të përgatitur gjithçka’ për kthimin e Pogbas.

Di Marzio shpjegon se ka një ‘vullnet më të fortë’ nga ana e lojtarit francez për të filluar një sfidë të re me Juventusin se sa me Real Madrid, transmeton lajmi.net.

26-vjeçari tashmë ka konfirmuar se ai mund të largohet nga United këtë verë.

Megjithatë, një pengesë mund të jetë paga e tij në krahasim me shumën e transferimit, pasi ai ‘nuk duket i gatshëm’ të sakrifikojë pagën e tij prej 15 milion euro në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, gazetari i Sky Sport Italia shkruan se Bardhezinjtë po ‘përpiqen’ të gjejnë një mënyrë për të përmbushur kërkesat e Pogba dhe për të vazhduar bisedimet me ‘Djajtë e Kuq’. /Lajmi.net/