Pogba zbulon se çfarë iu tha Solskjaer lojtarëve pas humbjes nga Everton

Paul Pogba ka treguar bisedën që ka ndodhur në zhveshtoren e Manchester United pas humbjes turpëruese 4:0 nga Everton në udhëtim

Sport

23/04/2019 16:35

Manchester United ka pësuar humbje të thellë prej 4:0 në ndeshjen e javës së 35-të në ‘Goodison Park’ nga skuadra e Evertonit.

Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes u ka kërkuar falje tifozëve për paraqitjen e Manchester United, ndërsa për lojtarët në zhveshtore ka pasur disa fjalë.

“Në dhomën e zhveshjes e lamë trajnerin të flas, foli edhe stafi dhe ata thanë të vërtetën”, ka deklaruar Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata folën për atë që ndodhi në lojë, dhe thanë se kjo nuk është respekt për veten tonë”.

“Ajo që bëmë në fushë nuk është e respektueshme për shokët e ekipit, për stafin, për të gjithë”.

Manchester United me këtë humbje ka mbetur në pozitën e gjashtë në Premierligë, duke rrezikuar seriozisht vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Lajmi.net/