Pogba u tregon lojtarëve të Man Utd se ku po transferohet

Paul Pogba e dëshiron largimin në këtë verë nga Manchester United.

Merkato

24/04/2019 09:23

Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester United, andaj në këtë afat kalimtar veror e dëshiron largimin.

Sipas L’Equipe, mesfushori francez u ka bërë me dije bashkëlojtarëve te skuadra angleze se ka gjetur një klub të ri, përcjell lajmi.net.

Sipas mediumit francez, Pogba u ka bërë me dije lojtarëve të Manchester United se në verë do të largohet, duke u ribashkuar me Juventusin.

Bordi i ‘Djajve të Kuq’ do ia lirojë francezit rrugën për largim, gjersa i duan 110 milionë euro. /Lajmi.net/