Pogba transferohet te Real Madrid nëse ndodhë kjo gjë

Paul Pogba është një nga lojtarët që raportohet se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Sport

23/05/2019 15:06

Reprezentuesi francez është një nga kërkesat e Zinedine Zidane, që e vlerëson si lojtar të rëndësishëm për Real Madridin në sezonin e ri.

Megjithatë, negociatat për transferimin e Pogbas do të jenë të kontrolluar nga Real Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid nuk do të transferojë me çdo çmim Paul Pogban, përcjell ‘lajmi.net’.

Nëse Manchester United nuk ul çmimin prej 160 milionë euro për Paul Pogban, ‘Los Blancos’  do të tërhiqen nga gara për mesfushorin 26 vjeçar.

Real Madrid gjithashtu janë të interesuar edhe për yllin e Chelsea, Eden Hazard./Lajmi.net/