“Pogba, transferim i rrezikshëm për Real Madridin”

Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka thënë se ‘Los Blancos’ se çdo lëvizje e Real Madridit për të transferuar Paul Pogban, do të ishte e rrezikshme.

Sport

18/06/2019 17:13

Reprezentuesi i Kombëtares së Francës, vazhdon të mbetet i lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu këtë verë, me Zinedine Zidanen që dëshiron në skuadrën e tij.

Pogba është në një listë të ngushtë të Zidanes, së bashku me mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

“Unë mendoj se është e rrezikshme. Është e rrezikshme sepse ai ka treguar se sjellja e tij nuk është më e mirë ndonjëherë për një klub si Real Madrid “, ka deklaruar Calderon për ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai dëshiron të jetë protagonist shumë herë, ai po lufton me trajnerët dhe ndonjëherë me shokët e ekipit. Këto gjëra janë paksa të rrezikshme për mendimin tim “. /Lajmi.net/