Pogba, Tevez, Vidal, të pazëvendësueshëm

Ka futbollistë të cilët nuk duhet të pushojnë kurrë. Janë kampionë tepër të rëndësishëm për ekipin, të cilët përcaktojnë ndeshjet edhe kur bëhet ndonjë nismë e gabuar, janë ata që shënojnë, ose i bëjnë të tjerët të shënojnë, e përcjellin kundërshtarin deri në zonën e rrezikshme, kurse në aksionin vijues gjenden në këndin tjetër duke…

Sport

26/09/2013 21:00

Ka futbollistë të cilët nuk duhet të pushojnë kurrë. Janë kampionë tepër të rëndësishëm për ekipin, të cilët përcaktojnë ndeshjet edhe kur bëhet ndonjë nismë e gabuar, janë ata që shënojnë, ose i bëjnë të tjerët të shënojnë, e përcjellin kundërshtarin deri në zonën e rrezikshme, kurse në aksionin vijues gjenden në këndin tjetër duke paraqitur kërcënim.

Janë futbollistë me karakter, me personalitet të fuqishëm dhe me klas të pafund. Futbollistë si Paul Pogba, Carlos Tevez dhe Arturo Vidal, tre lojtarët pa të cilët nuk mundet trajneri i Juventusit, Antonio Conte, shkruan Yahoo.it. Kundër Chievos të mërkurën, Juventus pati fat.

I tradhtuar nga gabimet e befasishme të portierit Gianluigi Buffon, Bianconerët arritën të marrin pikë të plota në një ndeshje të cilën shumë skuadra tjera nuk do ta kishin fituar. Më meritori ishte Pogba, i cili asistoi në të dy golat e Juventusit në fitoren 2-1.

Kurse, siguria në lojë erdhi vetëm pas inkuadrimit të Tevezit dhe Vidalit si rezervist, të pushuar nga Conte para duelit me Torinon të dielën dhe Galatasarayt në Ligën e Kampionëve të mërkurën.