Pogba te Juvetus? Paratici merr vendim zyrtar
Juventus po e mendon rikthimin e Paul Pogbas.

Merkato
Juventus ka kohë që po lidhet me një transferim të mundshëm të Paul Pogbas, por pa bërë diçka konkrete.
Mesfushori francez është duke e kërkuar largimin nga Manchester United, ndërsa Fabio Paratici ka dhënë mendimin e tij për një rikthim të mundshëm të tij në Torino.
“Një rikthim? E kemi biseduar tashmë disa herë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por që luan te Manchester United”, tha drejtori i Juventusit, përcjell “lajmi.net”.
“Ne jemi duke bërë disa hulumtime në tregun e transferimeve, së bashku me presidentit, Pavel Nedved dhe trajnerin, Maxi Allegri.
“Kemi shumë lojtarë cilësor në skuadër, andaj nuk jemi duke u ngutur që të bëjë transferime të tjera në janar”, ka shtuar më tej Paratici. /Lajmi.net/